Vardari ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat, pas asaj ndaj “Skopjes”, duke e mundur në Tetovë, Renovën me rezultat 2:5. Rezultati zhbllokua shumë herët, me pjesën e parë që u shënuan plotë 6-të gola, ndërsa në fraksionin e dytë, vetëm realizimi i Italos për Vardarin në fund vulosi rezultatin final 2:5.
“Ndeshjen kundër Renovës e dinim që do të ishte e vështirë, pasi që edhe kushtet atmosferike e bënë këtë. Por ne e filluam ndeshjen shumë mirë, duke shënuar në minutën e 2-të, pastaj erdhi edhe goli i dytë. Ndërkohë edhe Renova u zgjua u mundua që ta barazojë rezultatin, por ne ishim më të aftë e manaxhuam situatën dhe mendojë se me meritë e fituam këtë ndeshje”, ka thënë pas ndeshjes mbrojtësi i Vardarit, Besir Demiri.
Vardari edhe pas kësaj xhiroje vazhdon në ndjekie të Shkëndijës, me vetëm 26 pikë të grumbulluara, 11 më pak se “kuqezinjët” tetovar që kryesojnë bindshëm këtë sezon tabelën në LPFM.