E diela në “Serie A” sjellë me vete super derbin midis kampionit në fuqi, Juventusit dhe një ndër skuadrave pretendente për atë vendin e dytë, Napolin, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo pa dyshim ndeshja më interesante e javës së 30-të në Serie A, e cila do të drejtohet nga Daniele Orsato.
Kështu vendosi Federata e Futbollit italian, e cila gjatë ditës së sotme bëri publike emrat e arbitrëve që do të drejtojnë të gjitha ndeshjet e kësaj jave.
Ndihmës të Daniele Orsatos në derbin e së dielës që starton në ora 20:45, do të jenë Di Fiore dhe Manganelli.