Dortmundi përjashton yllin e saj, Obamejang

Borusia e Dortmundit ka vendosur të përjashtojë Pier Emerik Obamejangin nga skuadra për arsye disiplinore.  Klubi e bëri të ditur këtë vendim para nisjes së skuadrës drejt Shtutgartit, ku gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë ndeshjen e parë të javës së 12-të në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”.

Kjo nuk është hera e parë në të cilën Obamejang përjashtohet nga grumbullimi i skuadrës për një ndeshje. Në nëntorin e vitit 2016-të, ish-trajneri Tomas Tuhel e pezulloi për një udhëtim të paautorizuar në Milano pak ditë para ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Sporting Lisbonës.

Në prillin e vitit 2017, Obamejang u ndëshkua me gjobë nga klubi, pasi kishte vendosur një maskë të sponsorit të tij personal gjatë festimit të golit në barazimin 1:1 ndaj Shalkes.

Mediat gjermane kanë zbuluar se këtë radhë arsyeja është një udhëtim dyditor në Barcelonë, ndërsa futbollisti duhej të ishte me Kombëtaren, por ishte lënë i lirë para kohe. Foto dhe video në Instagram tregojnë se sulmuesi gabonez ishte argëtuar atje me vëllain e tij Uilli në një lokal nate. Ndërsa më parë ai kishte qenë edhe për vizitë te ish-shoku i skuadrës, Ousman Dembele, i cili aktualisht është pjesë e Barcelonës.

 

Leave a Reply