Xhiroja e 15-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë rezulton të jetë më efikase e sezonit të ri deri më tani sa i përket golave të shënuar. Në takimet që u zhvilluan gjatë ditës së sotme në total janë regjistruar 20 gola, me dy ndeshjet Renova-Vardari dhe Pelisteri-Akademia Pandevi që u shënuan nga 7 finalizime në secilën prej këtyre dy përballjeve.
Rabotniçki në Shkup fitoi Pobedën me golaedë 4:0, ndërsa në Kratovë sfida i takoi Shkëndijës, me tetovarët që triumfuan me rezultat 0:2 ndaj Sileksit. Ndërkohë xhiroja e 15-të ende nuk është mbyllur, pasi takimi “Skopje”-Shkupi u anulua për shkak të kushteve të vështira që ofronte stadium i Autokomandës.
Kujtojmë që edhe xhiroja e 3-të e këtij sezoni ka sjellur plotë 19 gola, ndërsa xhiroja e 9-të rezulton të jetë më e dobëta e sezonit deri më tani, me vetëm 6 gola të shënuar./InfOSport.mk