Akademia Pandev edhe pse debutues në elitën e futbollit vendor, me rezultatet që po i arrinë ndeshje pas ndeshje, po dëshmon se e ka seriozisht në garën për vendet që sigurojnë Evropën. Skuadra nga Strumica sot i’a doli të marrë tre pikë mjaft të mëdha në transfertën në Manastir, duke mundur Pelisterin me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.
Ive Trifunovski në minutën e 6-të kaloi në epërsi Pelisterin, duke “nervozuar” në këtë mënyrë futbollistët mysafir, të cilët shënuan 4 gola rradhazi. Golat e Varelovskit (18‘)dhe Baldovaliev (34’) bënë që Akademia Pandev që në pjesën e parë të përmbys rezultatin, ndërsa 7 minutat e para të pjesës së dytë ishin të zjarrta për ekipin e trajnerit Pançe Stojanov, pasi në interval prej vetëm 5 minutash shënuan dy gola, që si duket i dhanë goditjen përfundimtare skuadrës vendase të Pelisterit.
AKADEMIA PANDEV SHENON EDHE GOLIN E KATERT NE MANASTIRPELISTERI – A. PANDEV 1:4(Gj. STOILOV 52')
Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.
Baldovaliev në minutën e 47-të shënoi një super gol nga rreth 40 metrash, teksa Gjorgji Stoilov në minutën e 52-të shënoi edhe golin e katërt.
PELISTERI NGUSHTON EPERSINE E AKADEMIA PANDEVPELISTERI – A. PANDEV 2:4(J. Popzlatanov 56')
Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.
Pelisteri u mundua të rizgjohej, mirëpo krejt çfarë mundën të bëjnë futbollistët vendas, ishin dy golat e shënuar me autorë Jovan Popzlatanov (56’) dhe Martin Kovaçev (83’), i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.
SUPER NDESHJE NE MANASTIR, PELISTERI SHENON SERISH, NGUSHTON EPERSINE NDAJ A.PANDEVPELISTERI – A. PANDEV 3:4(M. Kovaçev 83')
Публикувахте от infosport.mk в 16 ноември 2017 г.
Pelisteri pas 15 xhirove mbetet në kuotën e 15 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 7-të në renditje, teksa Akademia Pandev me 24 pikë renditet në pozitën e tretë, duke treguar se rezultatet e arritura nuk janë të rastësishme dhe se e ka seriozisht në garën për vendet që sigurojnë Evropën.