FC Shkupi në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit vendor do të takohen me “Skopjen” në Autokomandë. Nga tabori “bardheblu” janë të fokusuar për të marrë tri pikët në këtë përballje, mirëpo kushtet e vështira që jep stadiumi në Autokomandë do të jetë problem më i madh për zhvillimin e ndeshjes për të dyja skuadrat.
“Kemi pasur kohë të mjaftueshme që të punojmë gjatë kësaj pauze, e që na ka dhënë hapësirë që të mundemi sa më lehtë të kalojmë ndeshjet e fundit të kësaj faze të kampionatit. Sigurisht se me “Skopjen” nuk do të jetë aspak lehtë, shkaku që do të luajmë në një terren shumë të papërshtatshëm, ndërkohë që edhe reshjet e shiut do ta vështirësojnë edhe më shumë këtë ndeshje. Do të mundohemi të marrim tri pikë, nga fakti se kemi humbur pikë në fushë tonë. Edhe pse në secilën ndeshje kemi luajtur mirë, na ka munguar konkretizimi i rasteve e vetmja pikë e dobët e jona deri më tani”, ka thënë Asani.
Të ekipi i Shkupit në dyshim për ndeshjen e të enjtes janë Bunjamin Shabani dhe Shqiprim Taipi, të cilët kanë lëndime, ndërsa mbetet të vendos trajneri Ardian Nuhiu për aktivizimin e tyre gjatë ditës së nesërme. Përballja Skopje-Shkupi do të luhet të enjtën me fillim në orën 13:00.