Federata italiane e futbollit edhe zyrtarisht ka shkarkuar trajnerin Xhampiero Ventura. Eliminimi në “Play-off”-in e Botërorit nga Suedia, me Italinë që nuk u kualifikua në një Kupë Bote pas plot 60 vjetësh i dha fund aventurës së ish trajnerit të Torinos në stolin e përfaqësues së kaltër.
Nuk bëhet fjalë për dorëheqje por për shkarkim nga detyra. Ndërkohë ka qëndruar në postin e presidentit të federatës, Carlo Tavechio i cili nuk ka dhënë dorëheqjen. Gjasat janë që pasuesi i Venturës në stolin e Italisë të jetë Karlo Ançeloti i cili është edhe i preferuari i tifozëve.