Yjet që do të mungojnë në Botërorin “Rusi 2018”

Kampionati i vitit 2018-të që do të mbahet në Rusi nuk do të jetë kompeticioni që e kishim pritur të gjithë, pasi në të do të mungojnë shumë yje të futbollit botëror. Njëri prej tyre pa dyshim se është edhe ikona e futbollit italian dhe atij Botëror, Xhanluixhi Bufon, i cili mbrëmë nuk mundi që me Italinë e tij të siguronte një biletë për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Italia e tij u eliminua në fazën “play-off” nga Suedia, që mbrëmë barazoi pa gola në “San Siro”, rezultat ky që u mjaftoi atyre për të bërë ëndërrën realitet, pas atij triumfi minimal 1:0 si vendas.

Së bashku me të do të jenë dhe emra të tjerë të mëdhenj si Sançez i Kilit apo Bejll i Uellsit, ndërsa gjithashtu pjesë e KB Rusi 2018 nuk do të jetë edhe dyshja perfekte e Bosnje e Hercegovinës, Miralem Pjaniç dhe Eedin Xheko.

Më poshtë mund të shihni dhe formacionin e frikshëm të hartuar nga “Mirror Sport”.

 

Formacioni që nuk do të luaj në KB Rusi 2018:
Xhanluixhi Bufon (Itali/Juventus)
Antonio Valencia (Ekuador/Mançester Junajted)
Virgil Van Dijk (Holandë/Sauthempton)
Leonardo Bonuçi (Itali/AC Milan)
David Alaba (Austria/Bajern Munih)
Naby Keita (Guine/ RB Lajpcig)
Arturo Vidal (Kili/Bajern Munih)
Garet Bejll (Uells/Real Madrid)
Arjen Roben (Holandë/Bajern Munih)
Aleksis Sançez (Kili/Arsenal)
Pier-Emerik Obamejang (Gabon/Borusia Dortmund)
Zëvendësuesit:
Jasper Killessen (Holandë/Barcelona)
Gary Medel (Kili/Beshiktash)
Miralem Pjaniç (Bosnja dhe Hercegovina/Juventus)
Marek Hamshik (Sllovaki/Napoli)
Henrik Mkhitaryan (Armeni/Mançester Junajted)
Rijad Mahrez (Algjeri/Leçester)
Edin Xheko (Bosnja dhe Hercegovina/Roma)

 

Leave a Reply