Gjenerata e artë U19 tenis me Lihtenshtejnin

Përfaqësuesja e Maqedonisë U19 me fitore të thellë 6:0 ndaj Lihtenshtejnit dhe me 9 pikë maksimale i mbylli ndeshjet e grupit për kualifikim në fazën elite të kualifikimeve të UEFA-së për Kampionatin Europian, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e fundit të grupit ata thjesht ishin të përkryer përballë skuadrës më të dobët të Lihtenshtejnit, edhe përkundër faktit se Stanojkoviq në këtë ndeshje vendosi që të ju jap mundësinë atyre futbollistëve që kishin më pak minutazh në dy ndeshjet e para kundër Zvicrës, gjegjësisht Belgjikës.

Ndryshe serinë e golave e hapi Darko Çurlinov vetëm pas 3 minutave lojë, ndërkohë 4 minuta më pas Bojan Kolevski ngriti epërsinë e “verdhekuqve” në 2:0. Mitrovski në minutën e 25-të shënoi edhe golin e tretë, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa po i njëjti futbollist në minutën e 54-të shënoi edhe golin e katërt.

Deri në mbyllje të takimit ishte Miovski ai i cili shënoi edhe dy gola të tjerë (62’, 73’), për rezultat përfundimtarë, Maqedonia 6, Lihtenshtejni 0.

Në këtë ndeshje nuk luajti shqiptari i vetëm në këtë përfaqësuese, Agron Rufati, i cili ishte lënë i lirë nga ana e trajnerit Stanojkoviç, pas angazhimit të tij maksimal në dy ndeshjet e para të grupit, kundër Zvicrës dhe Belgjikës, kur Maqedonia arriti që të shënojë fitore identike (2:1), edhe atë me përmbysje.

 

Leave a Reply