Seleksionuesi i Italisë Xhampiero Ventura ka dhënë dorëheqje menjëherë pas barazimit pa gola ndaj Suedisë, pohojnë mediat në Itali, përcjellë “infOSport.mk”.
Ky rezultat la “axurrët” jashtë Botërorit “Rusi 2018”, një gjë kjo që nuk kishte ndodhur që nga viti 1958-të.
Ventura refuzoi intervistë para TV-së pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa nuk u paraqit fare as në konferencën për shtyp për gazetarë. Ai ka njoftuar drejtuesit e Federatës se do të braktis postin e trajnerit, edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2020, ndërsa një gjë e tillë pritet që të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme të 14 nëntorit.
Ventura drejtimin e “axurrëve” e morri pas Euro 2016, duke zëvendësuar në postin e trajnerit Antonio Konten. Në moshën 69-vjeçare ai u bë trajneri më i moshuar i të gjitha kohërave që kishte drejtuar kombëtaren italiane.
Nën drejtimin e tij Italia startoi me 5 fitore në 6 ndeshjet e para, mirëpo disfata 3:0 ndaj Spanjës konfirmonte pozitën e dytë në grup dhe se vetëm përmes balotazhit do të kërkonte një vend për në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Që para takimit me “Furinë e Kuqe”, Ventura kritikohej për zgjidhjen e skemës dhe lënies jashtë të disa futbollistëve të caktuar, ndërsa gjithashtu ishte i kritikuar ashpër edhe sonte pas vendimit të tij që në formacionin e parë të vendos Zhorzhinjon dhe Gabiadinin.