Gjatë fundjavës në program ishin ndeshjet e javës së 8-të në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”. Kampionët në fuqi të Futsal Shkupit shënuan fitoren më të thellë të javës, duke mundur Cikon me rezultatin 10:0, teksa ka vazhduar seria e zezë e Juventus Seravës, që kësaj rradhe u mund në Shtip nga Mal Ajaksi me rezultatin 7:4.
Një fitore tjetër të rradhës realizoi edhe Velesi që si mysafir mundi Zhelezarecin me rezultatin 3:7, teksa ndeshja në Tetovë midis SEEU dhe Kratovës është shtyrë për një datë tjetër.
Në fitoren më të thellë të këtij sezoni të Futsal Shkupit ndaj skuadrës nga Gjevgjelia u dalluan Bejtulla Jakupi, i cili realizoi 3 gola, nga dy gola realizuan Ylber Alili dhe Orhan Ibishi, ndërsa nga një gol realizuan Eroll Dalip, Eljesa Neziri dhe Vedat Arsllan.
Me këtë fitore Shkupi vazhdon të ndajë pozitën e parë me Velesin, të dyja skuadrat me nga 21 pikë, ndërsa pas tyre në vendin e tretë me 12 pikë të tubuara renditet Astibo.
Liga e Parë – Futsal, Java VIII |
||
Futsal Shkupi | 10 : 0 | Ciko |
Mal Ajaksi | 7 : 4 | Juventus Serava |
Zhelezareci | 3 : 7 | Velesi |
SEEU | e shtyrë | Kratova |
KMF Astibo i lirë |
Renditja Tabelare | ||
# | Ekipi | Pikë |
1. | VELESI | 21 |
2. | FUTSAL SHKUPI | 21 |
3. | ASTIBO | 12 |
4. | CIKO | 10 |
5. | ZHELEZARECI | 9 |
6. | MAL AJAKS | 9 |
7. | KRATOVA | 7 |
8. | SEEU | 3 |
9. | JUVENTUS SERAVA | 0 |