Një video e publikuar nga ana e hoxhës nga Tirana, Ahmed Kalaja në profilin e tij zyrtarë në “facebook”, në të cilën futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila
shfaqej duke bërë batuta mbi priftërinjtë, mori përmasa të gjëra, dhe e njëjta nuk u prit mirë fare në Greqi.
Kjo video morri një hapësirë të madhe në mediat greke, gjë kjo që shtyu Andi Lilën për të kërkuar falje, madje direkt te prifti Maksim, i cili e ka pranuar ndjesën e lojtarit të Pas Janinës dhe Kombëtares shqiptare.
Këtë gjë Lila e ka treguar vetë, me anë të një postimi të bërë në llogaritë e tij në “Facebook” dhe “Instagram”.
“Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje, dhe akoma më i fortë ai që fal”, shkruan Lila pas takimit me priftin grek, Maksim.