Pas përfaqësueses së Zvicrës edhe Kroacia siguroi një vend në mesin e më të mirëve të Kampionatit Botëror që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi. Kroacia njejtë si Zvicra, kualifikimin në Botëror e siguroi falë fitores 4:1 në ndeshjen e parë të luajtur në Zagreb, pasi ndeshja e kthimit e zhvilluar sonte në Athinë u mbyll me barazim pa gola.
Zvicra dhe Kroacia janë dy përfaqësueset e para që përmes zonës së “Play Off”-it nga Evropa siguruan kualifikimin në Botëror, ndërsa biletën pritet ta presin edhe dy përfaqësuese tjera të këtij kontinenti, me Italinë që nesër do të përballet në ndeshjen e kthimit me Suedinë, ndërsa të martën Danimarka takohet me Irlandën./InfOSport.mk