Elvan Abejlegese dhe Gamze Bulut janë suspenduar dhe u janë marrë medaljet olimpike, pas përsëritjes së mostrave të dopingut.
IAAF ka njoftuar se Abejlegese ishte pozitive në steroidin e ndaluar stanozolol në testimin e përsëritur pas marrjes së mostrave të saja nga Kampionati Botëror 2007.
Ajo është suspenduar me dy vjet dhe të gjitha rezultatet e saj nga viti 2007 deri 2009 janë shlyer.
Abejlegese në Lojërat Olimpike në Pekin në vitin 2008 fitoi medaljen e argjendtë në 5.000 dhe 10.000 metra, si dhe të bronztën në Botërorin 2007.
Atletja tjetër Gamze Bulut është suspenduar me katër vjet për shkak të shkeljes së rregullave me “pasaportë biologjike”. Ajo do të mbetet pa medaljen e argjendtë në 1.500 metra nga Lojërat Olimpike 2012 në Londër, si dhe pa medaljen e argjendtë nga evropiani 2012 në të njëjtën disiplinë.