Trajneri i Kombëtare shqiptare, Kristian Panuçi nuk do të ketë formacionin e duhur për testin me Turqinë, pasi gjysma e lojtarëve dështuan duke marrë lëndime të papritura në stëritje.
“Duhet të shohim sa më tepër lojtarë të jetë e mundur, për të formuar një grup që do të provojë të shkojë në Europianin 2020. Ndaj Turqisë, të hënën do të zbresin në fushë ata që mendoj se mund të na japin fitoren, pasi në Kombëtare nuk ka asnjëherë ndeshje miqësore”, tha në konferencën për shtyp Panuçi.
Shqipëria luan të hënën e 13 nëntorit ndaj Turqisë, në orën 18:30, në stadiumin e Antalias.