Vedati i Stupcave: Futbollistët e Kosovës meritojnë shumë lëvdata

Aktori i njohur kosovar Vedat Bajrami, një kohë më të gjatë përveç aktrimit merret edhe me sport, njofton “infOSport.mk”.

Ai sonte në emisionin “Natën” të Fatmir Spahiut në Radio  Televizionin e Kosovës, edhe pse ishte i ftuar për të folur rreth projektit të fundit “Exheli” që nga e dielja do të fillojë të transmetohet në RTK, ai nuk mundi të mos flasë edhe për futbollin, dashurinë e dytë pas aktrimit.

“Liki” përveç punës si aktor që bënë, ai tash një kohë më të gjatë është futur edhe në industrinë e futbollit, saktësisht në menaxhimin e futbollistëve të rinj, në veçanti futbollistëve të rinj kosovar, për të cilët ka shumë respekt.

“Gjithë këta futbollistë që po luajnë me Kosovën gjatë kohës së luftës ndoshta kanë qenë në barkun e nënës dhe sot ata janë kthyer për ty shërbyer vendit të tyre dhe kjo meriton çdo lëvdatë” – tha Vedat Bajrami në emisionin “Natën” të Fatmir Spahiut në RTK, duke shtuar se shteti kosovar duhet bërë më shumë për këta futbollistë për t’iu siguruar atyre një stadium ku do i zhvillonin ndeshjet e tyre para tifozëve të tyre.

Ai beson se shumë shpejtë Kosova me këta talentë që ka dhe që po lindin dita ditës për një kohë shumë të shkurtë do të jetë një super fuqi në futbollin evropian.

Leave a Reply