Pse Shqipëria nuk po shënon ndeshjeve të fundit?Ja si përgjigjet De Biasi

Është më se evidente se Kombëtarja Shqiptare është në një krizë të rezultateve, ndërsa gjithashtu te “kuqezinjtë” po shfaqet edhe kriza e golit, njofton “infOSport.mk”.

Shqipëria nuk ka shënuar gol në tre përballjet e fundit eliminatore të grupit “G”, duke pësuar tre disfata rradhazi me një gol averazh 0:8. Ata humbën 0:2 nga Spanja, 0:3 nga Izraeli dhe së fundmi 0:2 nga Italia. Golin e vetëm Shqipëria e realizoi në ndeshjen e saj të katërt që kishte karakter miqësorë, ndaj Bosnje e Hercegovinës, shkruan “infOSport.mk”.

Se pse po ndodh kjo krizë e rezultateve dhe golit, De Biasi foli në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut: “Para se të përgjigjem për këtë gjë, le të bëjmë një diskutim ndryshe. Ne përpara se të humbnim këto katër ndeshje, kishim fituar tre dhe barazuar një. Unë besoj se po të përballesh me skuadra si Spanja, e ke më të vështirë të shënosh, po të luash kundër Xhekos dhe shokëve të tij është më e vështirë të shënosh, por ne dje treguam një lojë të mirë, duke krijuar edhe disa raste për të shënuar, por problemi qëndron tek mangësitë teknike të futbollistëve, golashënues i talentuar lind ose bëhesh gjatë viteve, ne kemi futbollist me cilësi të mira që japin 110% të asaj që kanë, por diferencën në fund e bënë një gjest teknik individual. Unë dua të flas për lojën në përgjithësi të gjithë skuadrës, ne nuk kemi bërë figurë të keqe me asnjë kundërshtar përsa i përket aspektit taktik dhe organizimit të skuadrës” – tha De Biasi.

Para se të shënonte Bekim Balaj ndaj Bosnje e Hercegovinës në minutën e 69-të, kishin kaluar plotë 358 minuta që Shqipëria nuk kishte shënuar gol.

Leave a Reply