Mbrojtësi 29 vjeçar i Shkëndijës së Tetovës, Olsi Teqja, ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit tetovar, në të cilën ka folur për përshtypjet e tij për klubin “kuqezi”, ndërsa mes tjerash ka veçuar aventurën në Liga Evropa dhe ndeshjet kundër Milanit.
“Të kalosh katër raunde në në Europa Ligë dhe të luash kundër Milanit janë disa arritje që jo shumë persona apo futbollista mund t’i përjetojnë. Por e kam thënë edhe më përpara që zgjedhja ime është e duhur sepse kualiteti është shumë i madh në këtë klub si me futbollistët dhe drejtuesit që e bëjnë Shkëndijën një klub të madh”, ka thënë Teqja.
“Rezultatet janë shumë të mira, pavarësisht se mund të kishim bërë pak më mirë, por gjithsesi jemi të kënaqur se jemi lider dhe shpresojë të ruajmë këtë rritëm deri në fund të dhjetorit. Kemi edhe katër ndeshje, besoj që do t’i marrim me qetësi dhe seriozitet që t’i marrim katër pikë të plota”, shprehet Teqja.
Kujtojmë që Shkëndija nesër nga ora 14:00 zhvillon ndeshje miqësore me Dritën e Gjilanit.