Miliarderi rus, Roman Abramoviç pritet të rikthejë Didie Drogban në “Stemford Brixh”, mirëpo këtë herë në një post drejtues, pikërisht për të zëvendësuar drejtorin teknik, Mihael Emenalo.
“The Thelegrapf” raporton se numri një i Çelzit është gati që të bëjë ndryshime në klub dhe ish-sulmuesin e skuadrës së tij e sheh si një zgjidhje ideale.
Drogba vetëm një vit më parë iu bashkua klubit amerikan, Phoenix Rising, ku përveç se ishte aktiv si futbollist, ai u bë edhe bashkëpronar.
Por, “The Thelegrapf” raporton se mes tij dhe Abramoviç është arritur akordi për një bashkëpunim tjetër mes tyre, menjëherë sapo Drogba të vendosë të largohet nga futbolli i luajtur.