Arian Ademi mbetet jashtë ekipit të Maqedonisë për duelin me Norvegjinë

Arian Ademi edhe zyrtarisht mbetet jashtë ekipit të përfaqësueses ‘A’ të Maqedonisë për testin ndaj Norvegjisë që do të luhet të shtunën. Ademi që nga grumbullimi i reprezentuesve të Maqedonisë ishte në dyshim për pjesëmarrje në takimin përballë norvegjezëve, për shkak të një lëndimi që ankohej.

Ademi kishte dëmtuar kyçin e këmbës në stërvitjen e fundit me skuadrën e tij Dinamo Zagrebin disa ditë para se të vjen në Shkup. Mirëpo çështja mbeti pezull për aktivizimin e tij, me stafin mjekësor të taborit të Maqedonisë që duhej të jepnin dritën jeshile, ndërsa këta të fundit nuk rekomanduan që Ademi të luaj, duke mos dashur që dëmtimi të bëhet edhe më serioz./InfOSport.mk

Leave a Reply