Nga data 9 deri më 11 nëntor në kryeqendrën tonë për të 47-ën herë do të mbahet një ndër turnet më të njohur të boksit në rajon dhe më gjërë “Gongu i Artë”.
Në këtë turne i cili do të organizohet në palestrën “Boris Trajkovski” do të marrin pjesë gjithsej 40 boksier nga Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe kuptohet vendi organizatorë, Maqedonia.
Ndër boksierët që do të përfaqësojnë Maqedoninë në këtë turne ndërkombëtarë, janë: Jasin Lama, Artan Aliu, Lulzim Ismaili, Alim Nasufi, Almir Nurishov dhe Denis Muaremovski.
Ndeshjet e këtij turneu do të startojnë me luftërat gjysmëfinale që do të zhvillohen të premten nga ora 16:00 deri në ora 19:00, ndërsa hapja solemne do të bëhet diku ka ora 17:30 minuta.
Të shtunën janë paraparë të zhvillohen edhe luftërat finale me fillim në ora 11:00, ndërkohë ndarja e çmimeve do të bëhet diku ka ora 14:00.