Renova e sigurtë ndaj Skopjes

Renova ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë ndaj Skopjes, duke ecur me hapa të sigurtë drejt gjysmëfinales, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Xhepçishti arsyetoi epitetin e skuadrës favorite, edhe pse të dy golat në këtë ndeshje i realizoi vetëm në 10 minutëshin e fundit të takimit. Ishte qendër sulmuesi Filip Petkovski, ai i cili realizoi golin e parë në këtë ndeshje, teksa për epërsinë e dyfishtë nga ndeshja e parë për “gjispunuesit” u përkujdes mbrojtësi Stefan Kostov me golin e realizuar në minutën e 87-të.

Derbi i Pelagonisë i takoi Pelisterit, skuadër kjo e cila nën drejtimin e trajnerit Spase Risteski si duket ka lënë pas krizën në të cilën ishte.

“Të gjelbërit” nga Manastiri sot para tifozëve të tyre mundën Pobedën me rezultatin 5:2, teksa në ndeshjen e fundit çerekfinale, Akademia Pandev edhe përkundër faktit se nga minuta e 77-të luajti me një futbollist më pak në fushë arriti që të ngadhnjej në transfertën në Tetovë ndaj Teteksit, duke mundur këta të fundit me rezultatin 2:0. Në Përballjen e fundit çerekfinale Shkëndija pret fituesin nga përballja midis Vardarit dhe Shkupit, dy skuadra këto që ende nuk kanë zhvilluar asnjërën ndeshje të fazës së 1/8 së finales. Pra fituesi nga ky derbi lokal do të jap edhe emrin e udhëtuesit të fundit çerekfinalistë, që një vend për në gjysmëfinale do të diksutonte ndaj Shkëndijës së Tetovës.

Ndeshjet kthyese çerekfinale në program janë me datë 29 nëntor.

Leave a Reply