Sërish ndryshim në orarin për ndeshjet e Kupës së Maqedonisë. Shkaku i orarit të ngjeshur dhe ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë, Komesari për gara pranë FFM-së ka vendosur shtyrjen e takimit Vardari-Shkupi i vlefshëm për 1/8 e finales së Kupës që duhej të luhet më 8 nëntor, kur në program janë ndeshjet e para të çerekfinales.
Duke llogaritur faktin se pikërisht nga ky duel do të del emri i rivalit të Shkëndijës në 1/4 e finales, automatikisht nënkuptohet ndryshim edhe në terminet e skuadrës tetovare.
Paraprakisht ishte vendosur që Shkëndija takimet e çerekfinales t’i luajë më 29 nëntorë dhe 17-të dhjetor, mirëpo pasi këto data tani më me gjasa do të shfrytëzëohen për tu luajtur ndeshjet e prapambetura ndërmejt Vardarit dhe Shkupit, rezulton se Shkëndija ndeshjet e saj çerekfinale të Kupës së Maqedonisë do ti zhvillojë në vitin 2018-të.