Klubi mundjes “Tefejuz” nga Shkupi ka mirëpritur në mënyrë madhështore katër mundësit e tyre që u stolisën me medalje në Kampionatin Ballkanit për pioneer që u zhvillua në Morska Sobota të Sllovenisë.
Besar Ameti në 35 kg dhe Aid Salihasi në 47 kg arritën të shkëputin medalje të artë nga Ballkaniada, ndërsa Bajram Ajdari u stolis me të argjendtën në kategorinë e 76 kg dhe Muhamed Ismani me të bronztë në 53kg.
Kujtojmë që përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje për pioneer mori pjesë me 16 mundës në këtë eviniment dhe arriti të shpallet Kampione Ballkanike në konkurencën ekipore, duke grumbulluar plotë 8 medalje./InfOSport.mk