Çiro Immobile, Edinson Kavani, Radamel Falkao dhe Lionel Messi, janë katër golashënuesit më të mirë deri më tani në pesë Ligat më të mëdha Europaine.
Sulmuesi i Lacios qëndron në krye të katërshes më të mirë me 14 gola të shënuar, nga një më pak kanë të shënuar Edinson Kavani i PSZH-së dhe Radamel Falkao i Monakos, ndërkohë me 12 gola pas tyre renditet Lionel Messi.
Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo që u shpall edhe lojtari më i mirë për këtë vit nga FIFA nuk ka arritur të lërë gjurmë këtë fillim sezoni për shkak të dënimit nga Federata Spanjolle e Futbollit para fillimit të sezonit kur u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.
Portugezi humbi pesë ndeshjet e para të kampionatit por pas rikthimit ka arritur të gjejë vetëm një herë rrjetën.