Ferhan Hasani vazhdon me performancën e tij të mirë gjatë këtij sezoni me fanellën e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.
Kapiteni i “kuqezinjëve” shënoi edhe në takimin e sotshëm të javës së 14-të kundër Rabotniçkit, në të cilën ndeshje Shkëndija shënoi fitore me rezultatin 2:1. Hasani realizoi golin e dytë në minutën e 82-të, kur edhe vendosi fatin e fituesit, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën e 11 golave të shënuar nga gjithsej 12 paraqitje me fanellën e Shkëndijës këtë edicion.
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLHASANI KALON NE EPERSI SHKENDIJENSHKËNDIJA – RABOTNIÇKI 2:1(F.Hasani 82' – pen.)
Публикувахте от infosport.mk в 5 ноември 2017 г.
Kjo i bie që Ferhan Hasani – BUBA ka shënuar i vetëm më shumë gola se dy skuadrat e fundit në tabelën e klasifikimit, Shkupi dhe Skopje.
“Pëllumbat” nga Çairi në 14 javët e para kanë shënuar vetëm 9 gola, teksa Skopje që mban fenerin brenda këtyre javëve ka shënuar vetëm 8 gola.
Gjithashtu vlen të ceket se goli i sotshëm i Hasanit ishte i treti në dy përballjet e këtij sezoni ndaj Rabotniçkit, pas atyre dy golave të shënuar në atë fitore të thellë 6:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e Gjorçe Petrovit.