Barcelona ka fituar tri pikë të rëndësishme në kampionatin spanjoll të La Ligës, duke triumfuar përballë Seviljës në “Kamp Nou” me rezultat 3:1. Ai që vendosi këtë përballje dhe që solli tri pikët për skuadrën katalanase, ishte Paco Alkaser, duke shënuar të dy golat në minutat 23 dhe 65, ndërsa golin për Seviljën e realizoi Pizaro në të 59-tën.
Me këtë fitore Barcelona vazhdon kryesimin në La Liga me 31 pikë të tubuara, 4 më shumë se Valencia që ndodhet në vendin e dytë, me këta të fundit që pas vetës lënë Atletikon dhe Real Madridin.