Strugani Kasami protagonisti kryesor në përballjen Sion-Cyrih (VIDEO)

Futbollisti strugan i Sionit, Pajtim Kasami ka dalë të jetë protagonisti kryesor në ndeshjen e javës së 14-të kundër Cyrihut në elitën e futbollit zviceran, njofton “infOSport.mk”. Kasami shënoi golin e barazimit për Sionin në minutën e 81-të, duke bërë që ndeshja me Cyrihun të mbyllet me barazim 1:1. Për ekipin mysafir autor i golit ishte Rodrigez në minutën e 47-të.

Ndryshe përveç Kasamit te Sioni për gjatë 90-të minutave luajti edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, ndërkohë Burim Kukeli mbeti në stol, pasi sapo është rikthyer nga dëmtimi që e largoi atë për disa javë nga fushat e blerta.

Mirëpo ky takim fare në fund pati edhe disa skena të padëshiruara, ku në qendër të vëmendjes ishte futbollisti strugan, Pajti Kasami dhe trajneri i Cyrihut, Uli Forte. Kasami u afrua për të marrë topin që kishte dalë jashtë vijave kufizuese, ndërsa trajneri i Cyrihut u mundua ta fshihte “sferën” me këmbë.

Kasami i nervozuar në ato momente shtyu me duar trajnerin Uli Forte, duke shkaktuar një kaos aty afër bankinës së mysafirëve, të cilët reagun shumë ashpër ndaj futbollistit shqiptarë të Sionit, skuadër kjo e cila pas 14 javëve ka tubuar 14 pikë dhe aktualisht mban pozitën e 7-të në renditje.

Leave a Reply