Liverpulli është rikthyer te fitorja pas tri javësh, ku kishte marrë vetëm dy pikë.
Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop në kuadër të javës së 11-të në Premierligë mundën Uest Hamin me rezutatin e thellë 4:1.
Çamberlejn, Matip dhe dopieta e Sallah vendosën fatin e këtij takimi për Liverpullin, ndërsa golin e vetëm për Uest Hamin në këtë përballje e realizoi Lanzini.
Me këtë fitore, Liverpulli ngjitet në vendin e 6-të me 19 pikë, ndërkohë Uest Hami me vetëm 9 pikë të tubuara renditet në pozitën e 17-të.
Premierliga, Java XI |
||
Stoke | 2 – 2 | Leicester |
Huddersfield | 1 – 0 | WBA |
Newcastle | 0 – 1 | Bournemouth |
Southampton | 0 – 1 | Burnley |
Swansea | 0 – 1 | Brighton |
West Ham | 1 – 4 | Liverpool |