Bajern Munihu ka vazhduar të shkëlqejë nën drejtimin e strategut Jup Hejkens. Që nga ardhja e tij në krye “bavarezët” nuk dinë për disfatë, ndërsa sonte kaluan edhe testin më të rëndë në Bundesligë, duke mundur njërin nga rivalët kryesor për titullin e kampionit, Borusinë e Dortmundit, njofton “infOSport.mk”.
Bajerni në derbin e javës së 11-të në Bundesligë shënoi fitore 3:1 në “Sinjal Iduna Park” ndaj Dortmundit, skuadër kjo e cila tashmë pozicionohet në vendin e tretë me 6 pikë më pak se skuadra “bavareze”.
Arjen Roben (17’) dhe Robert Levandovski (37’) ishin të saktë gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadrat shënuan nga një gol. Fillimisht Alaba në minutën e 67-të shënoi për 3:0, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Borusia Dortmundi 1, Bajerni i Munihut 3 e vendosi Mark Bartra në minutën e 88-të.
Hamburgu i Mërgim Mavrajt pas 3 humbjeve radhazi, sot arriti të mposhtë 3:1 Shtutgartin për t’iu larguar vendeve të fundit në klasifikim.
Mërgim Mavraj ishte titullar në këtë ndeshje ku si rrallëherë, skuadra e Hamburgut shfaqi një lojë mjaft të sigurt si në prapavijë, ashtu edhe në repartin e avancuar ku po bie në sy gjithnjë e më shumë 17-vjeçari Arp, i cili edhe sot gjeti rrugën e rrjetës.
Nëse Hamburgu sheh ditë të lumtura më në fund, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Frajburgun e Amir Abrashit, që zbriti në vendin e 16 pas humbjes 1:0 përballë Shalke 04.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare la pas dëmtimin që e kishte shqetësuar prej shumë kohësh, duke u aktivizuar në minutën e 60-të, të sfidës së sotme, por arritur të ndihmonte ekipin e tij të merrte një rezultat pozitiv.
Admir Mehmedi nuk luajti asnjë minutë me Bajer Leverkusenin në barazimin 1:1 të “farmaceutëve” në transfertën ndaj Augsburgut. Me po të njëjtin rezultat 1:1 u mbyll edhe ndeshja ndërmjet Borusia Menhengladbahut dhe Majncit, ndërkohë Lajpcigu arriti që të përmbys Hanoverin.
Bundesliga, Java 11 |
||
Augsburg | 1 – 1 | B. Leverkusen |
B. Monchengladbach | 1 – 1 | Mainz |
Freiburg | 0 – 1 | Schalke |
Hamburger SV | 3 – 1 | Stuttgart |
RB Leipzig | 2 – 1 | Hannover |
Bor. Dortmund | 0 – 3 | Bayern |