Odise Roshi ka bërë një paraqitje shumë të mirë me fanellën e Akhmat Grozny, skuadër kjo e cila në kuadër të javës së 16-të shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Rostovit.
Mesfushori i Kombëtares “kuqezi” asistoi në golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi Mbengue në minutën e 50-të.
Roshi u aktivizua si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 85-të, ndërsa në po të njëjtën minutë u ndëshkua me karton të verdhë për vonësen e tij në momentet kur po lëshonte fushën e blertë.
Bekim Balaj nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë takim për Akhmat Groznin, edhe pse ishte pjesë e bankës rezervë, ndërsa Bernard Berisha nuk ishte i grumbulluar fare nga ana e trajnerit Oleg Kononov.
Falë kësaj fitore Akhmat Grozni arriti në kuotën e 21 pikëve, duke u renditur në pozitën e 8-të, teksa Rostov me 18 pikë të tubuara pozicionohet në vendin e 11-të.