Marseja pezullon në afat të pacaktuar Patris Evra (VIDEO)

Olimpiku i Marsejës ka pezulluar në një afat të pacakuar futbollistin e saj, Patris Evran. Pas incidentit të ndodhur dje para takimit kundër Guimares, klubi francez ka dalë sot me një deklaratë për mediat ku komunikon largimin e 36-vjeçarit nga ekipi.

Evra goditi me shkelm një tifoz të Marsejës, ndërkohë që ekipi ishte duke bërë nxemjen para sfidës për grupet e Liga Europa.

Deri te këto skena të padëshiruara në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar në Guimarsh erdhi pas ofendimeve në vazhdimësi nga ana e disa prej tifozëve të Olimpikut, që i bënin ish futbollistit të Kombëtares franceze.

Pasi njoftoi dje në mbrëmje se do të hapte një hetim të brendshëm për këtë episod, klubi i Marsejës njoftoi sot se: “Presidenti i klubit pati një takim me Patris Evran dhe i komunikoi futbollistit pezullimin e tij me efekt të menjëhershëm dhe thirrjen në një takim të dytë përpara një sanksioni të mundshëm disiplinor”.

Më poshtë ju sjellim deklaratën e plotë të skuadrës franceze:

“Rezultatet e para të hetimit të brendshëm të udhëhequr nga klubi zbulojnë një sjellje të papranueshme nga një pjesë e vogël e provokatorëve që sollën sulme të rënda urrejtje ndaj Evras.

Si një lojtar profesionist dhe me përvojë, Patris Evra nuk mund të reagonte në një mënyrë aq të papërshtatshme. Klubi po vazhdon hetimet dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion të tij kundër individëve që nën maskën e pasionit të tyre për Marsejën, hyjnë në fushë dhe fyejnë një lojtar, në vend që ta mbështesin atë”.

 

Patrik Evra “Kung Fu” 😂😂

Публикувахте от infosport.mk в 2 ноември 2017 г.

Leave a Reply