Agim Ibraimi edhe zyrtarisht mund të luajë me skuadrën e tij të re Domzhalen e Sllovenisë. Sipas portalit slloven “Ekipa”, institucioni më i lartë i futbollit Botëror, ka dhënë dritën jeshile për aktivizimin e Ibraimit me ekipin e Domzhales.
“Procedurat janë mbyllur dhe më në fund është mbyllur kjo çështje rreth Agim Ibraimit. Pas një pritje të madhe , ai mund të regjistrohet te skuadra e Domzales, pasi FIFA dha dritë jeshile për transferimin e tij nga Astana,” shkruhet në portalin slloven.
Futbollisti tetovar kishte probleme dokumentacionin me ish ekipin e tij të Astanës nga Kazakistanit dhe për këtë arsye nuk ishte aktiv në ndeshje zyrtare të Domzhales, ndërsa luajti vetëm në miqësore ndaj Udinezes.