Tronditet futbolli në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme në kryeqendrën tonë me 4-5 plumba u qëllua ish futbollisti i Lokomotivës së Shkupit, Martin Janushev.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur disa minuta para orës 18:00 në rrugën “Vlladimir Komarov” në Aerodrom. Ai menjëherë ishte dërguar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, mirëpo pa shenje jete.
“Personi i qëlluar u soll në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”-Shkup, pa shenja jete. Edhe krahas asaj që mjekët tentuan ta rianimojnë 40 minuta, pas gjithë përpjekjes së bërë është konstatuar vdekja”, – theksuan nga Klinika.
Arsyeja dhe motivet e vrasjes ende janë të panjohura, ndërsa sipas disa informacioneve ta pakonfirmuara vrasësi ishte shok tashmë me të ndjerin Janushev. Identiteti i tij është i njohur për policinë, e cila megjithatë deri më tani nuk ka bërë të ditur një gjë të tillë.
25-vjeçari Martin Janushev i cili kishte filluar në Akademine e Vardarit, gjatë karrierës së tij si futbollist përveç Lokomotivës së Shkupit, kishte luajtur edhe me Maxhari Solidarnostin dhe 11 Tetorin, ndërsa pasi vendosi të largohej nga futbolli vitet e fundit ai merrej me kik-boks.