Konor Antoni Mekgregor ka një objektiv primarë që të bëhet sportisti më i paguar në botë, ndërsa një gjë të tillë e ka deklaruar vet ai, duke theksuar se në vitin 2018-të do të ngjitet mbi Kristiano Ronaldo në listën e “Forbes”-it.
“Mes muajve qershor-korrik të vitit të ardhshëm do të hartohet edhe lista e sportistëve më të paguar të vitit nga revista “Forbes”. Ronaldo ishte numri 1 vitin e kaluar, ndërkohë që unë renditesha në vendin e 24-t me sa mbaj mend. Po tani më kujtohet, në vendin e 24-t me një fitim prej 24 milionë dollarë. Vitin e ardhshëm, nëse gjërat mbeten kështu siç janë, Floyd Mayëeather do të jetë në vendin e parë, unë në vendin e dytë, ndërsa Ronaldo do të zbresë në të tretin. Por, nëse arrij të ndeshem edhe nja dy herë të tjera, ndoshta mund të ngjitem në vendin e parë. Për momentin ky është objektivi im: të bëhem sportisti më i paguar i botës në vitin 2018. Me arritjen e këtij objektivi do të synoj t’i afrohem shifrës prej një miliard dollarësh”, ka thënë Mekgregor.