Mesfushori i Turqisë, Nuri Sahin është tërhequr nga kombëtarja për t’i lënë vendin futbollistëve më të rinj. 29-vjeçari e gjeti golin në debutimin e tij me Turqinë, gjatë fitores 2-1 ndaj Gjermanisë, në vitin 2005, kur ishte 17 vjeç, duke u bërë futbollisti më i ri në historinë e Turqisë, që shënon për përfaqësuesen.
“Unë mendoj se me largimin tim do të ketë mundësi të luajë dikush që i përket gjeneratës të ardhshme të Turqisë, për 10 vitet e ardhshme, ashtu si kam qenë unë gjatë 10 viteve të fundit”, deklaroi Shahin.
Mesfushori i Borussia Dortmund luajti 51 ndeshje me kombëtaren e Turqisë.