2000 tifoz shqiptarë do ndjekin Skënderbeun në Beograd!

Skënderbeu nuk do të jetë i vetëm në Beograd, por do të mbështetet nga 2000 shqiptarë të cilët planifikojnë të valvisin flamujt kuqezi në stadiumin Humsk, ku sot në mbrëmje pritet të mbështesin skuadrën korçare.

Sipas “Presheva Jonë”, grupe të organizuara tifozësh të Luginës së Preshevës do të ndërmarrin këtë nismë për t’i treguar ekipit korçar se ka mbështetje edhe në Serbi dhe se nuk duhet të ndihet e vetmuar.

Shteti serb nuk u ka lejuar tifozëve nga Lugina e Preshevës të blejnë bileta për ndeshjen në fjalë, pavarësisht interesimit të madh.

Në këtë mënyrë, ata janë organizuar në mënyra të tjera për të treguar dashurinë e tyre për flamurin shqiptar të cilin do ta valëvisin në kryeqytetin e Serbisë, edhe pse jo në stadium.

“Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” në kontakt me klubet sportive dhe shoqata të tjera shqiptare në Luginën e Preshevës ka mësuar se gjatë ditës së sotme në Beograd flamurin kuqezi do ta valëvisin edhe mbi 2 mijë shqiptarë nga tri komunat (Medevgjë, Bujanoc dhe Preshevë) së bashku me shqiptarët e Vranjës, Nishit bashkë me ata në Beograd që aktualisht janë vetëm 10000 e dikur mbi 100000”, shkruan agjencia e lajmeve në fjalë.

 

Leave a Reply