Një nga shokët e Kristiano Ronaldos, Rikardo Santos, i cili ka luajtur bashkë me yllin portugez që kur ishin fëmijë në klubin e amatorëve CF Andorinha in Madeira, ka rrëfyer shumë gjëra nga fëmijëria e tyre, e në veçanti nga kohët kur këta dy stërviteshin dhe luanin bashkë futboll.
Santos ka treguar se si ka qenë të luash në një skuadër me katër herë fituesin e “Topit të Artë”. Ai ka thënë se Ronaldo ka pasur dhunti dhe se që në moshën 9-të vjeçare ai është dalluar nga të tjerët.
Por ylli i Real Madridit, e ka pasur zakon të qajë sa herë që ka humbur ndonjë ndeshje futbolli, ose kur dikush nuk ia ka pasuar topin.
“I thoshim se ishte një fëmijë që qan, sepse Ronaldo që atëherë donte me çdo kusht të fitonte dhe kur humbte apo djemtë e tjerë nuk ia pasonin topin, e kishte për zakon të qante”, ka thënë Santos për Reuters.