Seleksionuesi i Maqedonisë U19, Vujadin Stanojkoviç ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e turneut eliminatorë për kualifikim në raundin elitë të kualifikimeve të UEFA-s për Kampionatin Europian, që nga data 08 deri me 14 nëntor do të zhvillohet në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Në listën e futbollistëve të ftuar bënë pjesë vetëm një futbollistë shqiptarë, edhe atë Agron Rufati i Lokomotivës së Zagrebit, i cili sezonin e kaluar me këtë skuadër u shpall kampion i Kroacisë deri në moshën 19-vjeçare.
Ndryshe në kuadër të këtij turneu eliminatorë, Maqedonia është në grup me Belgjikën, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.
Ndeshjen e parë më datë 8 nëntor Maqedonia U 19 do ta zhvillojë përballë Zvicrës në orën 13:00, në të njejtin termin më 11 nëntor kundërshtarë i “verdhekuqve” do të jetë Belgjika, ndërsa duelin e fundit më 14 nëntor poashtu në orën 13:00 shpresat e vendit do ta zhvillojnë kundër Lihtenshtejnit.
Lista e futbollistëve të ftuar nga ana e seleksionuesit Vujadin Stanojkoviç: |
Portierë: Hritsijan Stevkovski (Skopje), Bllagojçe Ivanov (Sileks), Metodija Velkovski (Vardar); |
Mbrojtës: AGRON RUFATI (Lokomotiv Zagreb-Kroaci), Antoni Mitrev (Balzan-Malta), Filip Antovski (Vardar), Todor Todorovski (Vardar), Filip Trajanovski (Haken-Suedi), Kiril Ristovski (Borec), Oliver Stoimenovski (Karabah-Azerbajxhan); |
Mesfushorë: Marko Ferukoski (Ofenbah-Gjermani), Dimitar Mitrovski (Sporting Lisabon-Portugali), Jani Atanasov (Akademia Pandev), Enis Fazllagiq (Shkëndija), Stefan Bogdanovski (Spartak Trnava-Sllovaki), Darko Çurlinov (Keln-Gjermani), Elif Elmas (Fenerbahçe-Turqi), Mile Todorov (Rabotniçki), Filip Stojçevski (Vardar); |
Sulmues: Kristijan Trapanovski (Sllavia Pragë-Çeki), Bojan Miovski (Karabah-Azerbajxhan), Bojan Kolevski (Vardar); |