Ish kampioni i botës në kategorinë super të rëndë, ukrainasi Vladimir Kliçko, ka treguar arsyen e tërheqjes së tij nga një revansh me Entoni Xhoshua, meç ky që mes këtyre dy super boksierëve ishte paraparë të zhvillohet me datë 29 tetor.
Rikujtojmë Kliçko gjatë prillit të këtij viti ishte mposhtur me nokaut nga Xhoshua, por dy muaj para se të përballej përsëri me anglezin, ukrainasi vendosi të pensionohej.
“Kisha me mijëra arsye për të arritur marrëveshje për revanshin, dhe numër të njëjtë të arsyeve për t’i dhënë fund karrierës”, – deklaroi Vladimir Kliçko.
“Por, kur erdhi koha të merrja vendimin, një pjesë e imja veç kishte vdekur. Thjesht e vërejta se motivimi nuk ishte në nivelin e duhur, as 20 milionë dollarë që do t’i fitoja ndaj Xhoshuas nuk do të ndërronin mendimin tim”, – u shpreh Kliçko, i cili përmes rrjeteve sociale uroi britanikun Xhoshua për fitoren e fundit ndaj Takam, duke shkruar: “Urime kampion dhe vazhdo të godasësh”.