Rafael Nadal e mbyll vitin 2017 në krye të tenistëve botëror!

Tenisti spanjoll Rafael Nadal do ta mbyll vitin 2017 në vendin e parë të klasifikimit ATP-së. Edhe pse në program të fundvitit është turneu ATP Finals që do të zhvillohet në Londër, mirëpo zyrtarizimi i Nadalit si numri 1 për këtë vit ka ardhur pas tërheqjes së rivalit të tij më të madh dhe njëkohësisht numrit 2 të botës, Roxher Federrer nga Mastersi i Parisit.

Zvicerani pas suksesit në Basel ka një distancë prej 1440 pikësh ndaj Nadal në klasifikimin e përgjithshëm. Ky do të jetë viti i 4-t që Nadal do ta mbyllë në krye të ATP, pasi më parë ka kryesuar edhe në fund të 2008, 2010 dhe 2013-tës.

Leave a Reply