DFB Pokal, përballje gjigandësh në 1/8 e finales

Të dielën u hodh shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Gjermanisë, aty ku është caktuar një përballje tjetër gjigantësh pas asaj të raundit paraprak, Lajpcig – Bajern Munih. Kësaj here goglat vendosën përballë dy skuadrat gjigande Bajern Munihun dhe Borusia Dortmundin, skuadra këto që në fundjavë do të përballen njëra me tjetrën në kuadër të javës së 11-të në Bundesligë.

Kjo përballje është bërë thuajse e përhershme në këtë kompeticion, sepse është viti i shtatë radhazi që dy gjigantët e futbollit gjerman do të luajnë kundër njëri-tjetrit. Secili ekip ka fituar nga tri herë dhe historia ka treguar se fituesi i këtij dueli fiton edhe Kupën.

Nga çiftet e tjera që bien në sy, janë edhe përballjet Borusia M’Gladbah – Bajer Leverkuzen, Majnc – Shtutgart, Shallke – Këlln, teksa Frajburgu i Amir Abrashit në këtë fazë për kundërshtarë do të ketë Verder Bremenin.

Kupa e Gjermanisë
Ndeshjet e 1/8 së finales
Mainz – Stuttgart
Nurnberg – Wolfsburg
Bayern Munchen – Borussia Dortmund
Heidenheim – Eintracht Frankfurt
Werder Bremen – Freiburg
Borussia M’Gladbach – Bayer Leverkusen
SC Paderborn – Ingolstadt
Schalke 04 – Köln

 

Leave a Reply