Arsim Thaçi është emëruar trajner i ri i klubit të njohur kosovar, Prishtinës.
“Bordi i FC Prishtina ka vendosur të emëroj kryetrajner, menaxherin e deritanishëm të Shkollës së futbollit, Arsim Thaqi”, – thuhet në njoftimin e klubit bardh e kaltër nga kryeqendra kosovare.
Thaqi do ta drejtojë ekipin deri në fund të edicionit, duke zëvendësuar në këtë post trajnerin gjerman, Lutz Lindemann, i cili tashmë te Prishtina do të luaj rolin e drejtorit sportiv. Lindemann nën drejtimin e Prishtinës nuk arriti rezultatet që priteshin pasi që u eliminua nga “Digitalb Kupa” derisa në kampionat, ndodhet 12 pikë larg liderit Trepça ’89.
Arsim Thaqi gjatë karrierës si trajner ka drejtuar edhe 2 Korrikun e Prishtinës dhe Trepçën ’89.