Britanikut Luis Hamilton i ka mjaftuar edhe pozita e 9-të në renditjen e garës së madhe të Formula 1 në Meksikë për tu shpallur kampion botë dy gara para se të mbyllet sezoni, njofton “infOSport.mk”.
Sipas llogaritjeve në Mercedes, me gjermanin Sebastian Fetel në vendin e parë, Hamiltonit do i mjaftonte vendi i pestë për tu shpallur kampion, megjithatë gjërat nuk shkuan ashtu, pasiqë Fetel në fund u rendit në vendin e katërt, duke bërë që Hamilton të festojë edhe me pozicionimin e tij përfundimtarë (vendi i 9-të) në garën e Meksikës.
Ndërsa janë edhe dy gara për t’u zhvilluar, diferenca mes dy pilotëve është 56 pikë nga 50 që janë akoma në lojë.
Në këtë mënyrë Luis Hamilton të shpallet për herë të katërt kampion bote, i treti me Mercedes. Me këtë titull Hamilton barazon titujt me rivalin e tij të Ferrarit, Sebastian Fetel, duke u bërë kështu britaniku me më shumë tituj në Formula 1, ndërsa më shumë tituj se kjo dyshe ka legjenda, Mihajll Shumaher, githsej7 tituj kampion Bote.
Ndryshe sa i përket fituesit të garës për Çmimin e Madh të Meksikës, ai doli të jetë Maks Verstapen, ndërsa në podium u ngjitën edhe Valteri Botas dhe Kimi Raikonen.
Rikujtojmë javën e kaluar, në Çmimin e Madh të Austinit në SHBA, Mercedes u shpall kampione në garën për konstruktorë.