Kampionët e Spanjës në fuqi, Reali i Madridit ka pësuar një disfatë të papritur në transfertën ndaj debutuesve në La Liga, Girona, njofton “infOSport.mk”.
Në ndeshjen e javës së 10-të “mbretërit” pësuan disfatë me rezultatin 2:1, edhe përkundër faktit se gjatë 45 minutave të para avansonin me golin e Iskos (12’).
Përmbysjen e rezultatit për skuadrën “katalunase” e paralajmëroi Kristian Stuani me golin e shënuar në minutën e 54-të, teksa vetëm 4 minuta më pas Portu realizoi edhe golin e dytë në rrjetën e “madrilenëve”, të cilët në këtë mënyrë pësuan edhe disfatën e dytë në La Liga gjatë këtij edicioni.
Reali tashmë ngec plotë 8 pikë nga skuadra kryesuese e Barcelonës, duke u renditur në pozitën e tretë në renditje, teksa Girona falë kësaj fitore tashmë me 12 pikë të tbuara renditet në pozitën e 11-të