Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga braziliani Kutinjo, ndërsa mendon që në mërkaton e janarit ta shkëputë atë nga Liverpuli. Klubi spanjoll të ketë të gatshëm që në muajin janar brazilianin, duke iu ofruar britanikëve të Liverpulit shifrën prej 84 milionë eurosh. Kjo vlerë do të dyfishohet në muajin qershor, duke kapur vlerën prej 150 milionë eurosh.
Mediet britanike njoftojnë se marrëveshja është arritur dhe klubet po diskutojnë të gjitha modalitetet e këtij transferimi. Barcelonës iu mohua mundësia e këtij transferimi në muajin gusht, kur Liverpuli këmbënguli për të mos e lënë futbollistin, edhe pse ky i fundit kishte shprehur dëshirën për t’u larguar.