Shkëndija në çerekfinale pret fituesin nga përballja Vardari/Shkupi

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u bë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Goglat paralajmërojnë një super derbi, mirëpo gjithçka varet nga fakti nëse Vardari fillimisht do të kalonte FC Shkupin në kuadër të ndeshjeve të 1/8 së finales. Fituesi nga kjo përballje në çerekfinale do të përballej me liderin aktual në kampionat, Shkëndijën.

Renova në këtë fazë do të luaj përballë Skopjes, ndaj së cilës skuadër të mërkurën arriti një fitore të thellë 5:1 në kuadër të javës së 12-të në LPFM, skuadra tjetër tetovare Teteksi për kundërshtarë do të ketë Akademia Pandev, ndërkohë në përballjen e fundit çerekfinale do të kemi përballë dy skuadrat nga Pelagonia, Pelisterin dhe Pobedën.

Ndeshjet e para çerekfinale në program janë me datë 08 nëntor, ndërkohë ato kthyese me 29 nëntor. Po në këto data Vardari dhe Shkupi do të diskutojnë mes tyre çështjen e udhëtuesit për në çerkfinale, ashtu që fituesi i kësaj përballje të 1/8 së finales ndeshjet çerekfinale kundër Shkëndijës do ti zhvillonte me datë 17 dhjetor të këtij viti, gjegjësisht 21 shkurt të vitit 2018-të.

Kupa e Maqedonisë, ndeshjet çerekfinale

Shkupi / Vardari Shkëndija
Renova Skopje
Pelisteri Pobeda
Teteksi A. Pandev

Leave a Reply