Ish futbollisti shkupjan, Arben Nuhiu këtë javë ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sportmania’ që trasmetohet në televizion Shenja, ndërsa ka vlerësuar renditjen tabelare në kampionatin më të fortë të futbollit vendor.
Ai në mesin e ekipeve shqiptare, i ka kushtuar rëndësi të madhe lideres aktuale të LPFM-së, Shkëndijës, që sipas Nuhiut, “kuqezinjët” nga Tetova me kualitetin si ekip që posedojnë dhe ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ky vit duhet të jetë i tyre dhe të fitojnë titullin kampion në fund të sezonit.
“Po duke e parë këtë vit Shkëndijën, nëse nuk del kampion në këtë sezon, atëherë është dështim i madh për Shkëndijën. Është mirë që grupi përbëhet prej 10 ekipeve dhe këtu po e shoh vetëm Rabotniçkin që ka mbetur poshtë, ndërsa mbi janë Renova, Pelisteri të gjitha këto ekipe me renome në kampionatin e Maqedonisë. Vetëm Skopje është që ka pasur ngritje-rënie gjithmonë”, ka thënë mes tjerash Arben Nuhiu.
Ish futbollisti gjithashtu ka folur edhe për kushtet në futbollin vendor, ndërsa për Shkëndijën ka thënë se i nevojiten edhe shumë gjëra për t’u kompletuar si klub, duke nisur të ndërtojë stadiumin dhe fushat e tyre për seanca stërvitore.
Vlerësimin për Shkëndijën dhe ekipet tjera të elitës nga Arben Nuhiu mund ta shihni nga minuta e 26-të në videon më poshtë.