Pas largimit të Albert Bunjakut, përfaqësuesja e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri. Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, ka hedhur sytë nga Italia për të gjetur zëvendësuesin e Bunjakut. Sipas raportimit të mediave italiane, Vokrri është takuar me Rodolfo Vanolin dhe kanë arritur një akord paraprak, për t’i besuar italianit drejtimin e njërës prej kombëtareve më të reja të FIFA-s, e pranuar vetëm në vitin 2014.
Vanoli ka drejtuar kryesisht klube të vogla në Itali dhe jashtë, ndërsa klubi më i madh është Udinese, të cilën e ka drejtuar në vitet 2007-2009. Së fundi, Vanoli ka drejtuar Olimpia Ljubjanën, në Slloveni.