Kristiano Ronaldo i ka bërë nderimet një fansi tepër të ri, i cili mbeti viktimë e tërmetit të fuqishëm që goditi Meksiko muajin e kaluar, duke ftuar dhe takuar familjen e tij në Madrid. Santiago Flores Mora ishte njëri prej 19 fëmijëve që u zhdukën nën rrënojat e shkollës fillore që u shemb në kryeqytetin e Meksikës, pas lëkundjeve sizmike që lanë të vdekur 358 persona në total.
Ai ishte një fans i çmendur i Realit të Madridit, e veçanërisht Cristiano Roanldos, gjë që nëna e tij ia kishte shpjeguar përmes një letre emocionuese në “Tëitter”, dy ditë pas tragjedisë dhe pikërisht ditën kur Santiago do të kishte mbushur 7 vjeç.
Reali i mikpriti prindërit dhe vëllain më të vogël të Santiagos, Leonardo, duke i bërë një tur në stadiumin “Santiago Bernabeu” fundjavën e kaluar, ndërsa presidenti i klubit, Florentino Perez i dhuroi një fanellë të klubit me numrin 7 të Cristianos, babait të djaloshit të ndjerë. Vizita përfshinte edhe një takim me Ronaldon dhe lojtarët e tjerë të Realit.